Kompania Alberti është themeluar në vitin 1999 nga Skender Bajrami nga Vushtrria. Gjatë dy viteve punë intensive, në dhjetor të vitit 2011, u hap salloni, qendra e shitjes së veturave në Prishtinë.
1999 - Vushtrri, Kosovë
Dhjetor 2011 - Autostrada Prishtinë–Ferizaj
99% e klientëve tanë kthehen përsëri
20+ vite në tregun e automjeteve
Kompania Auto Salon Alberti është themeluar në vitin 1999 nga vëllezërit Skender dhe Enver Bajrami nga Vushtrria. Në fillim, kompania merrej me shitblerje të veturave. Në atë kohë, veturat më të shitura ishin veturat e prodhimit gjerman.
Pas një analize të fizibilitetit nga ana e ekspertëve, menaxhmenti i kompanisë vendosi që në vitin 2009 të transferohet me seli në Prishtinë.
Gjatë dy viteve të punimeve intensive, në dhjetor të vitit 2011, u hap salloni, qendra për shitjen e automjeteve në Prishtinë. Një objekt impozant dhe ultramodern me të gjitha kushtet bashkëkohore.
Ku ofrohen edhe shërbimet e servisit nga një staf i palodhshëm dhe profesional, me aparaturë moderne si dhe me auto pjesë origjinale nga prodhuesit evropianë dhe botërorë. Gjithashtu, në dispozicion është edhe restaurant-bar në shërbim të klientëve.
Puna jonë ndërton urë besimi me klientët tanë dhe qëllimi ynë është t'i ofrojmë klientit makinën më të mirë me çmimin më të volitshëm. Ne jemi një kompani lidere në shitjen e automjeteve në Kosovë.