RRETH NESH

Auto Salloni ALBERTI

Sh.p.k .Autosalloni Alberti është njëra prej kompanive kryesore për shitjen e automjeteve në Kosovë.

Kompania Alberti është themeluar në vitin 1999 nga vëllezërit Skender dhe Enver Bajrami nga Vushtrria. Në fillim kompania merrej me shit-blerjen e automjeteve Në atë kohë automjetet më të shitura ishin automjetet të prodhimit gjermanë siç janë: Volkswagen, Mercedes dhe Opel.

Me kalimin e kohës, duke e ngritur potencialin e shitjes, kompania zgjerohet edhe në asortimentin e automjeteve të ofruara. Tani, në sallonin e kompanisë gjithnjë e më tepër do të gjenden automjetet e trendëve më të njohura dhe kalibrit të lartë. Fal besueshmërisë dhe korrektësisë, tani numri i klientëve u rrit në mënyrë enorme, jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë saj.

Pas një analize të fizibilitetit nga ana ekspertëve, menaxhmenti i kompanisë vendosi që në vitin 2009 të transferohet me seli në Prishtinë.

Gjatë dy viteve të punimeve intensive, ne dhjetor të vitit 2011, hapet solemnisht qendra bashkëkohore për shitjen e automjeteve në Prishtinë. Një objekt impozant dhe ultramodern me të gjitha kushtet optimale për ushtrimin e kësaj veprimtarie, ku ofrohen edhe shërbimet e servisimit nga ana e stafit të palodhshëm dhe profesional, me aparaturë bashkëkohore si dhe me auto pjesë origjinale nga prodhuesit evropian dhe botëror. Gjithashtu, në dispozicion është edhe restaurant-bar në shërbim të klientëve.

Sot, kompania bën shitjen e prodhimeve të të gjithë prodhuesve kryesorë evropiane dhe botëror të veturave.

Misioni dhe vizioni

Puna jone krijon urën e besueshmërisë tek klientët tanë, dhe qëllimi ynë është t'i ofrojmë klientit tonë automobilin më të mirë me çmimin më të volitshëm. Ne dëshirojmë që të jemi kompani lider në Kosovë për shitjen e automjeteve.

Motoja jonë: Ne jemi vendi i veturës suaj.

Pse duhet të zgjidhni autosallonin Alberti?

Pse, 50% të klientëve tanë kthehen përsëri tek ne, për të blerë veturë pas blerjes së parë!

Pra ,ne jemi këtu për t'ju ndihmuar juve që të bëni përzgjedhjen me të mirë, me çmim të volitshëm dhe mund të caktoni kohen kur ju konvenon. Autosalloni Alberti, ua mundëson klientëve që të përzgjedhin automjetin e tyre të ardhshëm nëpërmjet web faqes tonë në internet, ose prej cilësdo autosalloneve më të njohura Evropiane, Ne jemi në gjendje për një periudhë të shkurtër kohore tua sjellim para klientëve automjetin e dëshiruar. Patjetër, nuk do të mungojnë këshillat, sugjerimet dhe mendimet e eksperteve tanë gjatë përzgjedhjes suaj rreth automjetit. Ju…do te jeni ata qe do të vozitni dhe testoni në sallon automjetin e preferuar.

Ju jeni ata qe do të ktheheni prapë tek ne, në besueshmërinë tonë!

scroll up